Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Mimoza Studenica, artiste, e cila na njofton më detajisht për ekspozitën "Woman".

Kurse mysafirë të tjerë do të jenë Linda Baleta, specialiste e komunikimeve në Swisscontact dhe Alida Muhaxhiri, specialiste për qështje gjinore në Swisscontact. Ata do të flasin për Ditën Ndërkombëtare të Gruas Rurale.

Ndërsa Arjeta Vula-Pozhegu, drejtoreshë e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit në Kosovë dhe
Hashim Deshishku, kryetar i Bordit të shoqatës, do të flasin për mbajtjen e Konventës së katërt të Industrisë së drurit.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme