16:04 / 15.10.2019
Mustafa u takua me ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel.
Sipas njpftimit, ambasadorja Butel e përshëndeti procesin e rregullt zgjedhor dhe uroi kryetarin Mustafa për rezulatin e LDK.
"Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadoren Butel për qëndrimin e LDK-së drejt një programi të përbashkët qeverisës LDK – LVV të përqendruar tek shtyllat kyçe si dialogu Kosovë – Serbi, shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe zhvillimit të arsimit, shëndetësi dhe ekonomisë", thuhet në njoftimin e LDK-së.























