16:25 / 15.10.2019
Kosova tërheq kërkesën për INTERPOL
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kërkuar tërheqjen e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Organizatën ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) dhe shtyrjen e kësaj kërkesë për vitin e ardhshëm.
"Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm", thuhet në njoftim të Zyrës së Kryeministrit.























