Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Rita Saraqi, bllogere, e cila na njofton më detajisht për koleksionin vjeshtë-dimër 2019.
Kurse mysafirë të tjerë do të jenë dr. Pleurat Sejdiu, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës dhe
prof. dr Isuf Dedushaj, autor i enciklopedisë së parë të Mjekëve të Kosovës. Ata do të flasin për Kongresin dhe Panairin e parë të Mjekësisë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Hungaria do të paraqitet Artam Muhaxhiri, gazetar i sportit
Edmond Thaçi, kryetar i shoqatës së Gazetarëve Sportiv, do të flasin për pjesëmarrjen në Kongresin e 8-të Asociacionit të Gazetarëve Sportiv të Evropës Juglindore.
Po në një lidhje të drejtpërdrejtë por nga Galeria Kombëtare do të paraqitet Arta Agani,
drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovë, e cila na njofton për hapjen e ekspozites "Gjon Mili".
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























