Ditët e mbretershës Teutë
Sonte me fillim në ora 20:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës fillojnë “Ditët e mbretëreshës Teutë”.
Ky aktivitet organizohet nga Klubi i Grave Shqiptare të Kroacisë “Mbretëresha Teutë” me kryetare Shenida Bilalli dhe shoqata “Albanian Excellence” nga Shqipëria.
Mbretëresha Teutë ka mbledhur gra të suksesshme nga Kroacia, Shqipëria, Zvicra, Suedia, Gjermania, Rumania, Maqedonija, Presheva, Mali i Zi dhe Kosova.
Eventi do të zgjasë dy ditë me aktivitete të ndryshme kulturore e vetëdijësuese më 16 dhe 17 tetor 2019. Kësaj here “Ditët e Mbretëreshës Teutë” i kushtohen përdhunimeve të luftës prandaj edhe ky event është quajtur “Ti nuk je vetëm”.
Një organizim I tillë deri më tani është mbajtur cdo vjet në vende të ndryshme ku ka shqiptarë , ndërsa në Kosovë mbahet për herë të parë.























