Fituesit e garave republikane vizitojnë Prizrenin
BKT
Lajme

Fituesit e garave republikane vizitojnë Prizrenin

RTKlive

Nën organizimin e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në kuadër të kampeve kreative nxënësit fitues të nivelit republikan vizituan sot qytetin e Prizrenit.

Natyrisht, vizita e parë u zhvillua në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ku nëpërmjet ciceronit nxënësit u njoftuan me historikun e ngjarjes.

Më pas ata vizituan edhe një nga atraksionet kryesore, Kalanë e Prizrenit ku nga muret e lashta e kalasë shijuan bukuritë e qytetit të vjetër.

Më pas ata vazhduan vizitën relaksuese edhe në Parkun e Marashit.

Nxënës të klasave VI, VII, VIII dhe IX, po shpërblehen me kampe kreative për të arriturat e tyre si më të mirët e republikës në kuadër të Garave Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit kritik si dhe në Garat Nacionale të Diturisë.

Pjesë e grupit të parë të kampit kreativ janë rreth 100 nxënës nga komuna e Mitrovicës, Kaçanikut, Deçanit, Junikut, Hanit të Elezit, Shtimes, Gjilanit, Vushtrrisë, Skënderajt, Kamenicës dhe Klinës.Image may contain: 1 person, crowd and outdoorImage may contain: 1 person, smiling, standing and indoorImage may contain: 3 people, people standing and shoesImage may contain: 15 people, people smiling, tree and outdoorImage may contain: 7 people, people smiling, shoes and outdoorImage may contain: 10 people, people smiling, outdoorImage may contain: 1 person, indoorImage may contain: 8 people, people smiling, tree and outdoor


MË SHUME NGA Lajme