12:49 / 17.10.2019
Gjykata Speciale fton edhe një ish-epror të UÇK-së nga Zona e Llapit
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka njoftuar se është ftuar nga Gjykata Speciale edhe një ish-ushtar i UÇK-së.
Ish-eprori i Zonës Operative të Llapit, Sali Mustafa, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale
”Sapo mora lajmin që Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë, si i dyshuar, për veteranin Salih Mustafa – Cali, i cili gjatë kohës së luftës së UÇK-së ka qenë epror i Zonës Operative të Llapit.
Edhe ky, si të gjithë të ftuarit e tjerë, do të dalin faqebardhë”, shkruan Gucati.























