06:42 / 18.10.2019
Sot shënohet Dita e BE-së kundër trafikimit me njerëz
Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media.
Kjo konferencë do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Fushata Kundër Trafikimit me Njerëz do të zgjasë një muaj dhe synon ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe fuqizimin e ndërgjegjësimit mbi këtë fenomen.
Konferencën do ta hapë ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa.























