Ëndërra për objekte pa shkallë
BKT
Lajme

Ëndërra për objekte pa shkallë

Kaltrina Rexhepi

Leonora është një tjetër përdoruese e karrocës, e cila asnjëherë nuk e ka humbur shpresën që ajo të arrijë të përfundojë shkollën e mesme dhe universitetin.

Por, njëjtë si Festimi edhe ajo përballet me pengesën kryesore, shkallët dhe trotuaret e pamenduara për të gjithë qytetarët, pa penguar askënd të lëvizë lirshëm.

Përveç shkollave të mesme, ku disa nuk krijojnë qasje fare e disa vetëm në katin e parë, Universiteti i Prishtinës është ai që shumë pak krijon qasje për këtë kategori.

Fakulteti i Edukimit edhe pse e ka pjerrinën, ajo nuk është mjaftueshëm e përshtatshme. Ndërsa Bibloteka Kombetare është ajo që s’ka fare qasje.


MË SHUME NGA Lajme