12:55 / 23.10.2019
Institucionet ndajnë vetëm 15 mijë euro buxhet për filmin “Zana"
Matoshi foli për filmin “Zana”, rreth buxhetit dhe mundësit e vogla për të rënë në sy me buxhetin e ofruar nga institucionet tona.
Aktorja e mirënjohur kosovare, Adriana Matoshi, ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në T7.
Matoshi foli për filmin “Zana”, i cili u propozua nga Qendra Kinematografike e Kosovës për Oscars, duke thënë se Kosova ka ndarë vetëm 15,000 euro buxhet për të promovuar filmin në çmimet prestigjioze.
E që sipas saj, është shumë pak për të rënë filmi në sy atje.























