Esad Çollaku rizgjedhet kryetar Unionit të Shqiptarëve në Kroaci
RTKlive
Në Zagreb u mbajt kuvendi i rregullt zgjedhor i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë. Me kuvendin zgjedhor udhëhoqi kryesia e punës prej tre anëtareve nën drejtimin e Tomë Kaqinarit, e cila pas përfundimit të pjesë procedurale dhe miratimit të rendit të ditës filloi me punë. Delegatët në kuvendin zgjedhor ishin nga 12 Bashkësi të Unionit nëpër prefekturë, munguan anëtarët e një Bashkësie dhe një anëtar i delegacionit të Rijekës.
Në bazë të Statutit të Unionit secila Bashkësi për kuvend delegoi nga tre delegatë. Në kuvend ishin të pranishëm 35 delegatë me të drejtë vote. Pas fjalëve përshëndetëse të mysafirëve znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, deputete në parlamentin e Kroacisë Sh.T.z. Gëzim Kasapolli, ambasador i Republikës së Kos0vës, Sh. T.z. Riza Poda, ambasadori i Republikës së Shqipërisë dhe z. Milan Bandiq, kryebashkiaku i Zagrebit.
Pas fjalëve të mysafirëve të nderuar kryetari i Unionit Esad Çollaku i njoftoi delegatët me punën e Unionit për periudhën katër vjeçare së bashku me raportin financiar të Unionit po ashtu për periudhë katër vjeçare. Të dy këto raporte u miratuan nga ana e kuvendit.
Në vazhdim të punës kuvendi zgjedhor zgjodhi edhe organet e reja drejtuese si vijonë : Këshillin qendror, kryetarin dhe tre nënkryetar, dhe këshillin mbikqyrës.
Në Këshillin qendror prej 11 anëtarëve u zgjodhën : Esad Çollaku, Agim Gjidoda, Pren Buçaj, Asdren Gjokaj, Besir Ziberi, Gani Zahiti, Merita Hoxha, Skender Zogaj, Suzana Jakupi, Sebo Kajtazi, dhe Sejfedin Prekazi.
Për kryetari të Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë u zgjiodh përseri z. Esad Çollaku, me 32 vota pro,2 kundur,dhe 1 apstenim ,të votave të delegatëve.
Kurse në bazë të dispozitave të reja të Statutit të cilat u miratuan në këtë kuvend zgjedhor për nënkryetar të Unionit u zgjodhën: Agim Gjidoda, i ngarkuar me detyrë pune për Sisak e Mosllavin ,Sllavoni dhe Baranje, Pren Buçaj , i nagakuar me detyrë pune për prefekturë të Istrës dhe prefekturën Bregedatro-Malore, dhe Azdren Gjokaj, i ngarkuar me detyrë pune për Prefekturën e Dalamicës dhe Likës.Në vazhdim kuvendi zgjedhor zgjodhi edhe tre anëtarët të Këshillit mbikqyrës : Basri Halit, Ermina Lekaj Prljaskaj, dhe Gjer Kolgjeraj.
Pasi u zgjodhën organet e reja të Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, kryetari i ri Esad Çollaku, falënderoj të pranishmit për besim e dhënë dhe premtoj se do të vazhdon me tempo të njëjtë të punës duke siguruar se do të angazhohet edhe më shumë në realizimin e synimeve programore të Unionit. Ai njëherit i përgëzoi edhe anëtarët e ri të stafit të Unionit nga të cilët kërkoj bashkëpunim të ngushtë në realizimin e synimeve tona në të mirë të pakicës kombëtare shqiptare në Republikën e Kroacisë.






























