Sonte në "Intervista me Blerimin" i ftuar Haki Abazi
BKT
Lajme

Sonte në "Intervista me Blerimin" i ftuar Haki Abazi

Sonte nis sezoni i ri i emisionit të përjavshëm “Intervista me Blerimin”, që do të transmetohet çdo të enjte prej orës 22.00. I ftuar është Haki Abazi, i cili pas një përvoje të gjatë brenda dhe jashtë vendit në shoqërinë civile, në projekte lokale e ndërkombëtare, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

 A do të jetë Abazi pjesë e qeverisë apo deputet në Kuvendin e Kosovës? Si e sheh ai qeverinë VV-LDK, nën udhëheqjen e Albin Kurtit? Si do të ndahen ministritë e reduktuara në koalicionin e ri? A do të jetë kjo qeveria e dialogut me Serbinë apo e zhvillimit të Kosovës dhe çkapjes së shtetit? A do të ketë drejtësi për rastin e Astrit Deharit? Pse po zvarritet numërimi i votave nga KQZ-ja? Ekskluzivisht për RTK, Haki Abazi tregon për ecurinë e rastit të sulmit fizik që e pësoi nga Dardan Molliqaj. Këto dhe të tjera, na ndiqni sonte, prej orës 22.00 në RTK1…


MË SHUME NGA Lajme