VIDEO-Shkatërrimi i lumenjëve me pasoja afatgjate
RTKlive
Sot fillon nënshkrimi i peticionit, nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i kërkojnë institucioneve më të larta të vendit, që të ndalin degradimin e mëtutjeshëm të ambientit nga hidrocentralet e vogla.
Diana Metushi Krasniqi nga Koalicioni i organizatave jo qeveritare, tha sot në RTK se nënshkrimi i peticionit kundër ndërtimit të hidrocentraleve do të mund të bëhet në disa komuna.
Sipas saj shkatërrimi i lumenjëve do të ketë pasoja afatgjate në Kosovë.
Ndryshe mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë dy javë dhe do të bëhet në shtatë komunat e mëdha të Kosovës përfshi edhe komunat përreth.
Organizatat partnere në komunat e poshtëshënuara do të kenë pika të vendosjes për mbledhje të nënshkrimeve: 1. Instituti Demokratik i Kosovës – Prishtinë 2. EC Ma Ndryshe – Prizren 3. Iniciativa për Progres INPO – Ferizaj – Gjilan - Shtërpce 4. REC Kosova – Mitrovicë 5. ERA Group – Pejë 6. KADC - Gjakovë 7. Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit - GJETHI – Kaçanik – Hani i Elezit 8. Aktiv – Veri të Mitrovicës.























