22:27 / 02.11.2019
Tabela e Superligës, Ballkani shkëputet ndaj skuadrave tjera
Fitorja në udhëtim ndaj Feronikelit (2-0) i ka mundësuar Ballkanit shkëputjen në klasifikim prej pesë pikësh nga ndjekësit e parë Gjilanit dhe Dritës, skuadra këto që ndeshjen e javës së trembëdhjetë e zhvillojnë të dielen.
Tashmë skuadra e Ismet Munishit është ekipi që ka regjistruar më së shumti fitore (9) këtë edicion në Superligë dhe më së shumti gola të realizuar (23).
Prishtina regjistron edhe barazimin e tretë këtë edicion dhe me 24 pik renditet në vendin e katërt.
Ndërkohë, Trepça ’89 falë fitores ndaj Vushtrrisë në shtëpi, tani ka numër të njejtë të pikëve me Feronikelin (19).
Dukagjini dhe Vushtrria vazhdojnë të mbeten në fundin e tabelës.
























