12:02 / 05.11.2019
D+ prezanton raportin për rolin e OShP-së në mosefikasitet në Prokurim
Demokraci Plus (D+) ka mbajtur tryezën e diskutimit për raportin “Roli i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) në mosefikasitet në Prokurim Publik”.
Në këtë tryezë, D+ janë prezantuar të gjeturat nga analizimi i të gjitha vendimeve të OSHP-së në periudhën qershor 2018 – maj 2019.
Disa nga të gjeturat kryesore janë: vendime jokonsistente, injorimi i ligjeve tjera siç është Ligji i Punës, gabime nga ekspertët shqyrtues, vendimet për futje në listë të zezë të kompanive që kanë dhënë deklarata të rreme.
























