Thatësira që thau liqene e lumenj harrohet për hidrocentralet
BKT
Lajme

Thatësira që thau liqene e lumenj harrohet për hidrocentralet

Aktivistët për mbrojtjen e natyrës, puna e të cilëve vlerësohet jashtëzakonisht e çmuar qëllimshëm po harrojnë thatësirën dhe mungesën e shirave që ka përfshirë vendin prej më shumë se 6 muajve.

Tharjen e lumenjëve, disa aktivistë kanë vendosur t’ia atribuojnë vetëm hidrocenraleve dhe shfrytëzimit të ujit për prodhimin e energjisë elektrike.

Mungesa e shirave dhe thatësira, fenomene që mbizotëruan për gjithë periudhën e Verës e deri më tani, në fillim të muajit nëntorë, cka coi në rënjen drastike të nivelit të ujit në liqenet kryesore në vend, Badovcit, Batllavës dhe thau një pjesë të lumenjëve jo të mëdhenj në vend dhe regjion. Ky fakt nuk është marrë parasysh fare në debatin që ka shpërthyer në mes të aktivistëve për mbrojtjen e natyrës në njërën anë dhe investitorëve, ndërtusve dhe operatorëve të hidrocentraleve në anën tjetër.


Për më tepër, mungesa e shirave dhe thatësira, e konfirmuar nga zyrtarët e Insitutit Meterologjik të Kosovës, u fshehën qëllimshëm si fakt për mos tu përmendur fare nga individ të ndryshëm për mbrojtjen e natyrës, të cilët mungesën e Ujit në lumenjtë e vegjël të vendit e përdorin për akuza për shfrytëzim pa kriter të ujit nga ana e operatorëve të këtyre hidrocentraleve

Aktivisti, Adriatik Gacaferi ka publikuar ditën e Premte një foto nga Hidrocentrali Lumbardhi 2 në Decan, ku shihet hidrocentrali dhe një pjesë e lumit, ku vështirë shihet ujë.

Postimi I Adriatik Gacaferri

“ Hidrocentrali Lumbardhi 2 në Grykën e Deçanit, sot rreth orës 14:30 duke e futur 100% të ujit në gypa edhe pse në marrveshjen që ka me Ministrinë e Mjedisit është i obliguar që të paktën 30% të ujit ta lë gjithmonë në shtratin e lumit.

“Sikur të kishtë pasur një gjykatë qe do i mbronte kafshët e egra dhe peshqit, Kelkos Energy(pronari e HEC) do ishte dënuar për gjenocid ndaj kafshëve dhe peshqive.

Por sipas KELKOS foto u prezentua pa u verifikuar faktet ne terren dhe me kompanine.

“ Ishte vetëm një foto e publikuar, i cili synon të drejtojë opinion publik në një drejtim të caktuar”, tha Koci.

Kompania thote se fotografia eshte komplet ndryshe nga cka prezentoi aktivisti.

“Që Nga muaji prill Hidrocentrali Lumbardhi 2 nuk është në gjendje pune . Pra, hidrocentrali ka më shumë se 6 muaj që nuk punon, deri në këtë ditë. Megjithatë ne akuzohemi se po shfrytëzojmë ujin 100 përqind. Lumbardhi 2 përdorë 0 përqind të ujit. Këto fakte janë lehtë të verifikueshme nga ZRrE, KOSTT, apo kushdoqoftë që ka qasje në sistemin e energjisë elektrike ku mund ta shohë lirshëm se nga ky hidrocentral nuk është prodhuar apo nuk ka hyrë në system asnjë kilovat energji elektrike”, tha Arianit Koci, përfaqësues ligjor i kompanisë austriake.

Z. Koci në emër të menaxhmentit të KelKos theksoi se deri tani KelKos ka qenë shumë e durueshme ndaj akuzave të rrejshme publike nga individë, duke shtuar se tani e tutje KelKos Energy do të ndërmarrë hapa juridik ndaj individëve dhe mediumeve që publikojnë lajme të pavërtetuara ose të rreme, të cilat synojnë të dëmtojnë imazhin e kompanisë dhe për rastin konkret është duke përgatitur padinë.

Realisht, edhe korrespodenca e dorezuar mes kompanise dhe Koss-t, tregon qe ky hidrocentral nuk ka punuar qe nga dita qe eshte urdheruar.



Avokati. Koci konfirmoi më tej që në ditën kur u publikua kjo fotografi, jo vetëm Lumbardhi 2, por as hidrocentralet Deqani dhe Bellaja nuk po prodhonin energji për shkak të nivelit të ulët të ujit në lum.

KelKos vullnetarisht ka ndal punën e hidrocentraleve gjatë muajve të fundit për shkak të thatësirës. Si pasojë e kësaj, këto dy hidrocentralet tjera nga muaji gusht nuk prodhojnë energji elektrike gjatë shumicës së kohës.

Megjithatë, gjendja me ujin ka ndryshuar këto dy tre ditët e fundit, të cilat kanë pasur rënje të shirave, megjithse jo në nivele të knaqshme.

“Është vetëm një përmisim e lëhtë i situatës së të reshurave pas dy ditëve që ra shi”, tha për www.rtklive.com, Syl Tahirsylaj, ish shef i Institutit Meterologjik të vendit, në përgjigje të pyetjes se sa ndikojnë shirat e ditëve të fundit në përmisimin e situatës hidrike.

Disa dite pas ketij debate, gjendja nga pamja në terren dhe pas dy tre ditë shira, shihet se situate ka ndërruar.



Gazetari I RTK-së, ka fotografuar nga pozicioni i njejtë si i aktivistit hidrocentralin Lumbardhi 2 dhe lumin që disa ditë më parë ishin tharë nga mungesa e ujit.

Por edhe sot hidrocentrali Lumbardhi 2 është jashtë funksionit, pasi që formalitetet për rifillim me licencën e dhënë së fundmi për prodhim duhet të përmbyllen fillimisht.

“ Kur ka pak ujë, Kelkos Energy nuk preferon të prodhojë në mënyrë që të ruajë nivelin e ujit mbi minimumin e kërkuar. Me sasi të vogla uji, prodhimi në hidrocentral nuk është i favorshëm, pasi që turbinave ju duhen një sasi e caktuar e rrjedhës së ujit për të funksionuar si duhet. mund të prodhojmë fare dhe nuk bëhet fjalë për shfrytëzim joracional.

Kur ka ujë të mjaftueshëm në lum, KelKos i funksionalizon hidrocentralet e tij në përputhje të rreptë me kornizën ligjore të MMPH për minimumin e ujit, e cila theksohet në rregulloren 2/2016 “Për përcaktimin e niveleve të pranueshme ekologjike. Do të ishte absurde të mendosh që KelKos e bën këtë investim multi milion Euro pa marrë parasysh standardet mjedisore dhe kornizën ligjore në çdo moment të funksionimit. "




MË SHUME NGA Lajme