Vendet evropiane po përballen me një seri sfidash të ndërlikuara

Vendet evropiane po përballen me një seri sfidash të ndërlikuara

Atasheu ushtarak i Republikës së Kosovës në Berlin Koloneli Xhavit Sadrijaj, po merr pjesë në Konferenen per Zgjedhjet Strategjike të Evropës te organizuar nga Chatham House dhe Instituti për Politikë të Sigurisë i Universitetit te Kiel-it e cila po mbahet në Berlin.

Në konferencë u tha se vendet evropiane po përballen me një seri sfidash të ndërlikuara, që kërcënojnë si unitetin ashtu edhe poziten e tyre në botë.
Dialogu në këtë Konferencë është përqendruar në përpjekje të identifikimit të formave dhe mundësive të Europës për tu përgjigjur dhe mbrojtur interesat e saj dhe për të rritur prosperitetin e saj.
Gjatë rrjedhës së Konferencës Koloneli Sadrijaj ka takuar dhe ka biseduar me miqtë e mëdhenj të vendit tonë, për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor,
Gjenerali Philip Breedlove
Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, NATO (2013-16) dhe Gjenerali Ben Hodges, Kryesues për Studime Strategjike, Qendra për Analizë të Politikave Evropiane (CEPA); ish Komandanti i Forcave Amerikane Evropë.


MË SHUME NGA Aktuale