Derbin gjerman e fiton Bayerni
BKT
Sport

Derbin gjerman e fiton Bayerni

Bayern Munchen e ka mposhtur me lehtësi sonte Borussia Dortmundin, në ndeshjen e zhvilluar në Bundesligë.

Kampionët në fuqi, ishin të pamëshirshëm ndaj kundërshtarit, të cilin e mposhten me rezultat 4-0.

Më i merituari për këtë fitore ishte Robert Lewandowski, i cili tundi portën kundërshtare dy herë.

Bayerni e mban pozitën e tretë në Budesligë me 21 pikë, Dortmundi është i pesti më 19 pikë, ndërsa vendin e parë e mban Borussia Mönchengladbach me 22 pikë.