Reçica: PZAP konfirmoi të drejtën e NISMA-s
BKT
Lajme

Reçica: PZAP konfirmoi të drejtën e NISMA-s

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Skender Reçica, ka reaguar pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për të anuluar votat e ardhura nga Serbia.

Me këtë rast Reçica theksoi se nuk mund të nëpërkëmbëj vullneti i 42 mijë qytetarëve që kanë zgjedhur NISMA-n.

“Vullneti i mbi 42 mijë qytetarëve që kanë zgjedhur të besojnë NISMA-n Socialdemokrate nuk mund të nëpërkëmbej nga të ashtuquajturat vota të sjella në mënyrë ilegale e jo ligjore në Kosovë. Vendimi i sotëm e PZAP-së për të mos i pranuar ato, vë drejtësinë në vend dhe garanton respektim të ligjit zgjedhor “- tha Reçica.

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale shtoi se sot u konfirmua se NISMA është pjesë e Kuvendit.

“Me votat e ligjshme, NISMA është pjesë e Kuvendit dhe kjo u rikonfirmua edhe sot. Mirënjohje dhe respekt për secilin votues, anëtar e simpatizant të NISMA-s “-shtoi Reçica.


MË SHUME NGA Lajme