20:01 / 13.11.2019
Për këtë arsye mbetën në terr banorët e Fushë Kosovës sot
Që nga mëngjesi i ditës së sotme në Komunën e Fushë Kosovës ka mungesë të Energjisë Elekrtike.
Banorët e kësaj komune janë ankuar lidhur me këtë gjë.
Zëdhënësi e KEDS’it, Viktor Buzhala për Indeksonline ka thënë se ujësjellësi e ka dëmtuar linjën qe furnizon atë pjesë prandaj kanë pasur mungesë të energjisë elektrike.
“Ujësjellësi e ka dëmtuar linjën qe furnizon atë pjesë. Ekipet e KEDS’it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e kanë rregulluar gradualisht. Tash shumica e konsumatorëve kanë energji elektrike”, ka thënë Buzhala.























