Haliti: Dështimi i Rusisë në Këshillin e Evropës, lajm i mirë për Kosovën
BKT
Lajme

Haliti: Dështimi i Rusisë në Këshillin e Evropës, lajm i mirë për Kosovën

Dështoi zgjedhja e ish- spiunit rus, Aleksey Kondratyev, raportues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën.

Lajmi është konfirmuar nga nënkryetari në largim i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Raportues për Kosovën është zgjedhur diplomati Peter Bayer i CDU-së së Gjermanisë.

Shkrimi i plotë i Halilit:

Një lajm super i mirë për Kosovën!

Dështoi zgjedhja e ish- spiunit rus, Aleksey Kondratyev, raportues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën.

Raportues për Kosovën është zgjedhur diplomati Peter Bayer i CDU-së së Gjermanisë.

I falënderoj për mbështetje të gjithë anëtarët e delegacioneve të Komisionit për Politikë të Jashtme e Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Një falënderim i veçantë kam edhe për miqtë e mi, Ervin Bushatin nga Parlamenti i Shqipërisë, Adnan Dibrani nga Parlamenti i Suedisë dhe dhe Mimoza Ahmeti( konsulle e përgjithshme e Kosovës në Starsburg), me të cilët lobuam fuqishëm kundër zgjedhjes së ish- spiunit rus raportues për Kosovën. 


MË SHUME NGA Lajme