​Kadri Veseli uron që sonte Kosova të fitojë në Çeki
BKT
Lajme

​Kadri Veseli uron që sonte Kosova të fitojë në Çeki

Lideri i PDK-së Kadri Veseli është shprehur optimist se Kombëtarja e Kosovës do të shënojë sonte fitore si mysafir kundër Çekisë.

"Kosova ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare të futbollit. Të tillë e presim edhe sonte në Çeki. Suksese djem ! ", ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

Sonte, nga ora 20.45 fillon ndeshja kualifikuese për evropianin 2020 ndërmjet Republikës Çeke dhe Kosovës. Një fitore e Kosovës do të shtonte gjasat për kualifikim direkt nga grupi.


MË SHUME NGA Lajme