Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin në Lluzhan
BKT
Lajme

Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin në Lluzhan

Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur para pak minutash në fshatin Lluzhan në komunën e Podujevës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë lënduar  në  këtë aksident.

“Në orën 14:30 kemi pranuar një konfirmim nga njësitë në vendin e ngjarjes se me konfirmim të mjekut kujdestar  një person ka ndërruar jetë dhe dy persona të lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

 Krasniqi ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Foto: Fazli Veliu


MË SHUME NGA Lajme