Vjosa Osmani takon ambasadoren franceze, flasin për dialogun dhe vizat
BKT
Lajme

Vjosa Osmani takon ambasadoren franceze, flasin për dialogun dhe vizat

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani gjatë ditës është takuar me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Osmani e njoftoi diplomaten franceze për qëndrimet e LDK-së për situatën aktuale politike dhe për takimet e grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.

Ajo foli për prioritetet e LDK-së për institucionet e ardhshme të Kosovës me theks të veçantë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, shëndetësinë, dialogun Kosovë-Serbi dhe liberalizimin e vizave.


MË SHUME NGA Lajme