
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Besnik Xhemajli artist, organizator dhe kurator i ekspozitës "Bienalja e akuarelit" edicioni i dytë.
Kurse për të folur për 20-vjetorin e Bankës Qendrore të Kosovës, i ftuar është Fehmi Mehmeti guvernator i BQK-së.
Ndërsa dr.Flaka Pasha nga Qendra për Mjekësi Familjare në Prishtinë, do të flas për Ditën e vetëdijesimit për antibiotikë
Ndërkaq Besim Aliu nga IHMK, do të na njoftojë për parashikimin e motit.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.