Islam Pacolli: AKR e vetme do ta kalonte pragun

Islam Pacolli: AKR e vetme do ta kalonte pragun

Ish-deputeti i AKR-së në Kuvendin e Kosovës, Islam Pacolli, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Pacolli në RTV Dukagjini ka thënë se AKR do të vepronte ndryshe nëse do të shkohej përsëri në zgjedhje.

Ai ka thënë se koalicioni me NISMA-n ka qenë në rregull, por si e vetme AKR do të delte më mirë në zgjedhje.

“AKR si e vetme do të qëndronte më mirë, pasi ndonjëherë edhe elektorati në koalicione nuk përputhet. Edhe si e vetme besojmë se do ta kalonim pragun”.