Apostolova kërkon respektimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve

Apostolova kërkon respektimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve

Në 30 vjetorin e Koventës për të drejtat e fëmijëve, Zyra e UNICEF-it në Kosovë ka organizuar aktivitetin kryesor për shënimin e kësaj dite.

Shefi i zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin tha se çdo fëmije duhet t'i dëgjohet zëri.

"Është shumë me rëndësi qoftë që jeni politikanë apo qytetarë te thjeshtë, ajo çfarë mund të bëjmë më të mirën është për fëmijët e Kosovës. Konventa i jep të drejtë çdo fëmije. Roli ynë është që të japim mundësi më të mira që të dëgjohet zëri i tyre", tha ai.

Ahmet Kryeziu, drejtor i Save the Children tha se në Kosovë ka shumë sfida për t’u realizuar të drejtat e fëmijëve.

"Të drejtat e fëmijëve janë pjesë e çdo gjëje që ne e bëjmë si organizatë. Diku 95 vite më herët themeluesja jonë, e shkroi deklaratën e parë për të drejtat e fëmijëve. Me rastin e 20 nëntorit mendojmë dhe thërrasim që të gjithë të reflektojnë se sa të drejtat e fëmijëve realizohen në botë. Është një moment kur të gjithë politikbërësit, duhet të mendojnë se si mund të ndihmojmë më shumë në realizimin e të drejtave të fëmijëve", u shpreh ai.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, tha se edhe në Kosovë është evidente fenomeni i dhunës dhe shumë fëmijë punojnë në rrugë.

"Sot shënojmë 30-vjetorin e konventës, sot është një ditë kur duhet të shikojmë barrierat e realizimit të të drejtave të fëmijëve. Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të jenë të sigurtë, por sot çfarë mund të shohim është se shumë fëmijë janë viktima të luftës dhe të dhunës. Shumë fëmijë po rriten në vende të tjera, shumë prej tyre kryejnë punë në rrugë. Kosova nuk është e përjashtuar nga ky fenomen. Shumë fëmijë janë viktima të dhunës dhe shumë prej tyre po punojnë në rrugë. Kjo nuk është një fenomen. I bëj thirrje institucioneve të Kosovës që të respektojnë Ligjin e Mbrojtjes së Fëmijëve", tha Apostollova.

Kosova, sipas saj, ka shumë të rinj që përfaqësojnë vendin si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Rita Ora e Dua Lipa.


MË SHUME NGA Aktuale