Aferë e madhe spiunazhi mes Serbisë dhe Rusisë
B92, shkruan në këto momente se BIA ka konfirmuar autenticitetin e një afere spionazhi në nje video, ku thuhet se një agjent rus dhe një zyrtar serbë ( nuk jepen të dhëna se për kënd është fjala), shkëmbejnë paratë për punët e kryera.
BIA, konfirmon autenticitetin e videos në të cilen, thuhet se shihet se si agjenti rus Georgi Klebaj, shpërblen zyrtarin serb për shërbimet e kryera në favor të agjentures ruse.
Për nesër në mbrëmje, informon B92, presidenti serbë Vuçiq ka thirrë Këshillin e Sigurisë, kurse Kryeministrja serbe, Bërnabiq ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një aferë shumë serioze, shkruan Selishta.info.
Mediat në Serbi e kanë vlerësuar si skandaloze një video të publikuar në rrjete sociale atje e ku shihet një agjent rus duke paguar një spiun serb.
Publikuesit e kanë përshkruar videon si turpëruese. “Spiunët serb po e korruptojnë Serbinë. Në këtë video shihet oficeri i lartë i zyrës qendrore të inteligjencës ruse (GRU) Viktorovich Kleban. Klebani punon në ambasadën ruse në Beograd. Kjo është ajo që ruset na e bëjnë neve. Ata janë `miq`”, thuhet në përshkrimin e videos.
Për të njëjtin publikim ka shkruar edhe gazetari nga Ukraina Christo Grozev. Ai ka shkruar se publikimi i kësaj videoje dëshmon se përkundër bindjes popullore për simpati, në Serbi ka zyrtarë dhe qytetarë që u pengon aktiviteti rus.
Grozev është fitues i çmimit evropian për gazetari hulumtuese.























