Haradinaj: Belgjika gjithmonë i ka qëndruar në krah vendit tonë
BKT
Lajme

Haradinaj: Belgjika gjithmonë i ka qëndruar në krah vendit tonë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Mbretit të Belgjikës.

“Me dëshirat më të mira për mirëqenien e popullit belg, mora pjesë në shënimin e Ditës së Mbretit, me ftesë nga ambasadori belg për Kosovë, François Bontemps dhe shefi i zyres belge në vendin tonë, Jean-Louis Servais. Belgjika si shtet mik, gjithmonë i ka qëndruar në krah vendit tonë dhe ne jemi të përkushtuar që këtë miqësi ta avancojmë në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat e interesit të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme