22:41 / 22.11.2019
PSG vazhdon pa telashe, fiton edhe kundër Lille
Paris Saint Germain e ka vazhduar serinë e fitoreve edhe në xhiron e 14-të të Ligue 1.
Lojtarët e Thomas Tuchel kanë fituar para tifozëve të tyre, duke mposhtur skuadrën e Lille me rezultatin 0:2.
Ishte Mauricio Icardi ai që shënoi golin e parë në këtë takim, kur kishin kaluar vetëm 17 minuta lojë.
Golin e dytë dhe rezultatin final e vendosi Angel Di Maria, duke vazhduar formën e tij spektakolare. Ai gjeti rrjetën në minutën e 31’.
Me këtë fitore PSG vazhdon rrugëtimin pozitiv, duke numëruar tashmë 33 pikë, në 14 ndeshje, transmeton lajmi.
Lille pozicionohet në pozitën e gjashtë aktualisht, me 19 pikë të grumbulluara.























