Diaz largohet nga Reali, mund të përfundojë tek kjo skuadër italiane
BKT
Sport

Diaz largohet nga Reali, mund të përfundojë tek kjo skuadër italiane

Mariano Diaz do të largohet nga Real Madridi.

Prej 1 viti e gjysmë, sulmuesi më shumë ngroh stolin sesa jep kontributin në fushë për arsye të ndryshme, ndërsa Zidane as që e konsideron si pjesë të skuadrës.

Menaxheri i 27-vjeçarit konfirmoi se Diaz do të largohet në janar në huazim për 2 sezone, por nuk e zbuloi skuadrën e ardhshme, ndërsa shtypi aludon se do të jetë Roma. 

Transferimi në formë huazimi bëhet për të lehtësuar largimin e tij nga Madridi, pasi paga prej 4 milionë eurosh neto në sezon ka ndaluar interesimin e disa ekipeve në drejtim të lojtarit.