06:16 / 26.11.2019
Shfaqet filmi `Aurora Borealis` i regjisores hungareze Márta Mészáros
Në kuadër të javës së filmave hungarezë që organizohet nga Ambasada Hungareze dhe “Jahjaga Foundation” shfaqet filmi “Aurora Borealis” i regjisores hungareze Márta Mészáros.
Filmi do të pasohet nga një panel diskutimi për përshtypjet për filmin si dhe për dhunën seksuale në kontekstin e Kosovës. Marrin pjesë: László Márkusz, ambasador i Hungarisë në Kosovë; Atifete Jahjaga, ish-presidente Kosovës etj.
Filmi shfaqet në Kino “Armata” në Prishtinë dhd fillon në ora 19:00.























