Majko për FSK-në: Kjo është pamja e asaj që dihet dhe nuk mungon!
BKT
Lajme

Majko për FSK-në: Kjo është pamja e asaj që dihet dhe nuk mungon!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka postuar një fotografi në të cilën shihet kolona e Ushtrisë së Kosovës në ‘Rrugën e Kombit’ duke shkuar për ta ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit që e goditi sot në mëngjes.

Në profilin e tij, ai ka shkruar se kjo është pamja e asaj që dihet dhe nuk mungon.

“Ushtria e Kosovës duke ardhur drejt Shqipërisë! Kjo është pamja e asaj që dihet dhe nuk mungon! Pa shengen!”, ka shkruar Majko.


MË SHUME NGA Lajme