00:16 / 28.11.2019
Shkon në 31 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri
Është nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës katërkatëshe trupi i pajetë i 22 vjeçares Griselda Lala.
Numri i viktimave të tërmetit tragjik që ka goditur Shqipërinë ka shkuar në 31, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënoja edhe për të mbijetuar të mundshëm, apo trupa tjerë.
Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë gërmimet nën rrënojat e shtëpisë së familjes Lala, ku besohet se pesë anëtarë të tjerë të kësaj familje qëndrojnë nën rrënoja.























