06:59 / 29.11.2019
Konferencë për demokratizimin e mediave në Ballkanin Perëndimor
RTKlive
Instituti Kosovar i Medias dhe Komunikimit (IKMK) në bashkëpunim me WBF, sot organizojnë në Prishtinë konferencën rajonale “Mediet dhe demokratizimi në Ballkanin Perëndimor - A jemi afër qëllimit?”
Në këtë konferencë profesionistë të medias, përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve vete-rregulluese nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të diskutojnë çështje me rëndësi për lirinë e medieve, që kanë impakt në demokratizimin e shoqërive në Ballkanin Perëndimor.























