Ngjarjet e ditës
BKT
Lajme

Ngjarjet e ditës

Ngjarjet e ditës: 29 nëntor 2019.

  09:00

    Vazhdojnë gërmimet në oborrin e Universitetit të Prishtinës, ku dyshohet për mbetje mortore. (Afër Fakultetit të Arteve, Kampusi i UP-së, Prishtinë) 
.
    09:00

    Instituti Kosovar i Medias dhe Komunikimit (IKMK) në bashkëpunim me WBF, organizon konferencën rajonale “Mediet dhe demokratizimi në Ballkanin Përendimor- A jemi afër qëllimit? (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
    10:00

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), mban konferencën përmbyllëse të projektit “Zhvillimi i Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
    10:00

    Shënohet  Dita Botërore e HIV/AIDS. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës)

     
    10:00

    Kuvendi i Komunës së Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme; diskuton në lidhje me lokacionin e ardhshëm të Varrezave të Qytetit. (Kuvendi i Komunës, Gjilan)

    10:30
Aleanca Kosovare e Bizneseve, prezanton hulumtimin “Vlerësimi i Nevojave të tregut të Punës 2019” në mbështetje të  Programit  të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). (Salla e konferencës në AKB, Prishtinë)


MË SHUME NGA Lajme