13:08 / 02.12.2019
Lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar për Zvonko Veselinoviq
RTKlive
Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për Zvonko Veselinoviq.
Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Në bazë të kërkesës së Prokurorisë, Gjykata ka lëshuar urdhër arrest, letër rreshtim vendor dhe letër rreshtim ndërkombëtar, bazuar në dyshimin e arsyeshëm se Zvonko Veselinoviq ka kryer veprat penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal “- tha Gashi.
Zvonko Veselinoviq, dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e policit Enver Zymberi më 25 korrik të vitit 2011 në veri të Mitrovicës gjatë aksionit të njësitit Rosu.
Ai dyshohet edhe për një varg veprash të tjera.























