10:09 / 03.12.2019
Kosova dështon sërish në PISA, të tretët nga fundi në testimin e 2018-s
Kosova nuk ka pasur rezultate të mira në vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve i njohur si PISA 2018.
Vendi ynë është renditur i treti nga fundi në garën ku morën pjesë 79 shtete duke lënë mbrapa vetëm Republikën Dominikane dhe Filipinet.
Sipas rezultateve që maten me indeksin e mesatares së OECD, nxënësit kosovarë kanë arritur 353pikë në lexim, 366 në matematikë dhe 365 në shkencë.
Në lidhje me rezultatet e PISA-s, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi do të mbajë edhe një konferencë për media në ora 11:00.
Kujtojmë që edhe në vitin 2015 Kosova mori të njëjtin rezultat.

























