Ambasadori Abbott pret formimin e shpejtë të qeverisë
BKT
Lajme

Ambasadori Abbott pret formimin e shpejtë të qeverisë

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala dhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott nënshkruan sot marrëveshjen e partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ambasadori Abbott ka komentuar situatën politike në vend, për të cilën tha se Kosova po shkon drejt përfundimit të procesit zgjedhor dhe formimit të Qeverisë së re dhe shpreson se ky proces nuk do të marrë shumë kohë.

Ndërsa, ministri Shala deklaroi se kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për Kosovën, teksa shtoi se bashkëpunimi i mirë me Britaninë e Madhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ministri Shala theksoi se kjo marrëveshje, përveç aspektit ekonomik, fuqizon lidhjet politike dhe afirmon shtetësinë e Kosovës.

Ndërsa, ambasadori Abbott u shpreh I lumtur që po nënshkruajnë këtë marrëveshje, sipas të cilit, është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ai tha se është e rëndësishme të theksohet se kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi pas datës në të cilën marrëveshja BE-Kosovë pushon së zbatuari në Mbretërinë e Bashkuar (marrëveshja do të hyjë në fuqi pasi Mbretëria e Bashkuar të dalë nga BE vitin e ardhshëm).


MË SHUME NGA Lajme