Nëse ia kthen tregun Serbisë pa njohje, do të ketë probleme në Kosovë
BKT
Lajme

Nëse ia kthen tregun Serbisë pa njohje, do të ketë probleme në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e re nuk duhet ta heqë taksën 100 përqind, e vënë gjatë qeverisjes së tij.

“Qeveria e ardhshme – Kurti, do të bënte gabim të madh nëse do ta hiqte taksën. Kërkohet kundërvlerë për arritjen e marrëveshjes. Nëse e heqin taksën e humbin investimin e kundërvlerës për njohje dhe kundërvlerat tjera për njohje nuk i kemi”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

“Ose nuk e marrim fare njohjen ose duhet dhënë diçka që do të jetë e dhimbshme. Mos ta bëjnë këtë gabim. Ata duhet ta mbajnë taksën, nëse ia shtojnë reciprocitetin e respektoj këtë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se nëse Qeveria Kurti do ta heqë taksën duke mos e fituar njohjen, atëherë do të ketë probleme në vend.

“Nëse ia kthen tregun Serbisë, do ta humbë kundërvlerën për njohje. Korrigjimi ka vdekur. Nuk është ajo më temë, por rrezik është si do të paketohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Kushdo që jep diçka tjetër për njohje e ka prishur punën. Nëse ia kthen tregun Serbisë pa njohje, do të ketë probleme në Kosovë. Kosova nuk është e njërit nga ne”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme