"Po punojmë për marrëveshje në mirëbesim, të mos ketë ‘bomba të kurdisura`"
BKT
Lajme

"Po punojmë për marrëveshje në mirëbesim, të mos ketë ‘bomba të kurdisura`"

rtklive.com

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje po e ndërtojnë koalicionin në mirëbesim.

Përmes një postimi në Facebook ai ka theksuar se marrëveshja e arritur do të jetë përtej një mandati. 

"Ne kemi punuar më shumë se dy vite për të ndërtuar kapitullin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit politik mes LDK’së dhe LVV’së. Keni durim. Po e ndërtojmë koalicionin në mirëbesim. Kjo ka me qenë marrëveshje përtej një mandati. Nuk ka të bëj me emrat e përveçëm, porme qartësime të pozitave dhe ndarje të drejtë e me vullnet të mirë, në mënyrë që në qeverinë LDK-LVV të mos ketë ‘bomba të kurdisura’", ka shkruar Haziri.


MË SHUME NGA Lajme