​​Hapet ekspozita e fotografisë që paraqet Kosovën në vitet e luftës

​​Hapet ekspozita e fotografisë që paraqet Kosovën në vitet e luftës

Në orët e mbrëmjes së sotme është hapur ekspozita fotografike ”Kosovo-thin ice”, e fotografit italian, Riccardo Venturi, që paraqet përmes fotografive situatën në Kosovë në kohën e luftës në vitin 1998-1999 dhe tash njëzet vite pas.

Pjesë e kësaj ekspozite përveç shumë qytetarëve dhe njerëzve të artit, ishte dhe vet ambasadori italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Ai këtë ekspozitë me fotografi e cilësoi si një hap të mirë dhe një evolucion pozitiv që ka ndodhur gjatë këtyre njëzet viteve në Kosovë.

“Unë do të dëshiroja të fokusohem në kuptimin që kemi hasur në këtë ekspozitë. E para kjo ekspozitë na jep prova të diferencës mes kohës kur janë bërë fotografitë. Është mbresëlënës për shkak të evolucionit, që ka ndodhë në Kosovë në këto 20 vite. Merreni këtë si inkurajuese, për vitet e ardhshme. Dhe se dyti konflikti gjakatar qe ka ndodh në të 90-tat dhe që i ka prek të gjitha komunitetet në Kosovë”, tha ai.

E autori i ekspozitës, fotografi Italian, Riccardo Venturi tha se qëllimi kryesor i këtyre fotografive, është me paraqitë situatën si ka qenë në Kosovë në kohën e luftës, dhe tash rrugëtimin e të rinjve dhe qytetarëve 20 vite pas.

“Qëllimi i kësaj ekspozite është që unë si gazetar e kam mbuluar  luftën në Kosovë në vitin 1998-99, kam ardhur si gazetar, por në të njëjtën kohë kam fotografuar situata, fëmijë që të paraqes gjendjen në Kosovë. Ndërsa 20 vite pas e organizojë këtë ekspozitë, e para me tregu si ka qenë situate në Kosovë dhe si e kam pa unë si gazetar. Ndërsa e dyta janë disa fotografi tjera artistike që do të paraqesin rrugëtimin e këtyre njerëzve dhe Kosovës si e shohin situatën të rinjtë kosovarë”, tha ai.