Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Kujtim Lepaja kordinator, i cili do të flasë për Shoqatën "Mjedra e Kosovës".

Për projektin "Fuqizimi i Grave dhe Vajzave për Proceset e Vendimmarrjes", do të flasë e ftuara Njomza Emini nga Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci.

Për ekspozitën "Ni zo i lirë" të Adem Demaçit, do të flasë drejtpërdrejtë Gurec Jashari orginizator, si dhe Driton Avdiu.

Kurse Ervina Halili, hulumtuese  në CHwB Kosova, do të flas për "PLATFORMËN -ARKIVI VIRTUAL I SHKRIMTARËVE TË KOSOVËS".

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Aktuale