Kajtazi: LDK-ja e gatshme të marrë përgjegjësi

Kajtazi: LDK-ja e gatshme të marrë përgjegjësi

Deputetja Lirie Kajtazi, tha se kanë pritur të fitojnë në zgjedhje. “Jemi me një diferencë të vogël, por jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi”, tha ajo në emisionin ‘n’kuvend në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kajtazi njëherit kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, tha se LDK-ja kishte një ofertë të mirë dhe për atë kanë llogaritur në fitore. “Qytetari vendosi, në besonim se do të fitonim”, deklaroi ajo.

Sipas saj në rezultatin përfundimtar ka ndikuar vota e  diasporës. 'Vota e tyre ndikoi në zgjedhje, ata mendojnë ndryshe”, pohoi ajo.

Ndryshe Lirie Kajtazi, me rizgjedhjen si deputete do të jetë përherë të katërtë deputete.

Autor: RTKlive