`Duhet të sigurojmë një kthimit të dinjitetshëm të banorëve të Shqipërisë`
Sharr Travel

`Duhet të sigurojmë një kthimit të dinjitetshëm të banorëve të Shqipërisë`

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj zotohet se do të bëhet kthim i dinjitetshëm i gjithë banorëve të Shqipërisë, të cilët janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas tij, nuk do të ketë më persona që do të vijnë për strehim në Kosovë, e vetëm gjatë ditës së sotme ai tha se janë kthyer 80 banorë të Shqipërisë.

(E plotësuar) I pyetur se çfarë do të ndodhë me personat të cilat kanë qenë me precedente penale, e të njëjtit ishin strehuar në Parkun e Inovacionit në Prizren, Haradinaj nuk ka mohuar të ketë pasur raste të tilla. Megjithatë,  ai para mediave tha se Policia e Kosovës ka përgatitur një proces të identifikimit të të gjithë atyre që janë zhvendosur nga Shqipëria në Kosovë. 

Sipas tij, janë mbi 1300 persona të zhvendosur nga Shqipëria, e nga rreth 600 persona të strehuar në Parkun e Inovacionit në Prizren, tani kanë mbetur vetëm 270.

Haradinaj tha se Kosova duhet të ofrojë kthim të dinjitetshëm të banorëve të Shqipërisë, duke iu ofruar transport të gjithë atyre. Sipas tij, ka qytetarë të cilët duan të kthehen, por hasin vështirësi të sigurimit të transportit.

Shqipëria është goditur më 26 nëntor nga një tërmet i fuqisë 6.4 ballë të Rihterit që shkaktoi vdekjen e mbi 50 personave dhe mbi 900 të plagosur, por edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Banorët e Kosovës janë solidarizuar me vëllezërit e tyre, duke dërguar ndihma dhe duke strehuar banorët e prekur nga tërmeti më i fuqishëm në 30 vjetët e fundit në Shqipëri.

 

Haradinaj: Qasja kërcënuese e partnerëve të koalicionit e çuditshme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke komentuar deklaratën e Albin Kurtit, se vendi mund të shkoi në zgjedhje në rast se dështon marrëveshja me LDK-në, ka thënë se ai duhet të bëj kujdes pasi i faturohet pazotësia për formimin e institucioneve.

Haradinaj i bëri këto komente në një konferencë për media, ku tha se nuk duhet të abuzohet me situatën në vend.

"Mendoj se nuk duhet me abuzu me situatën në vend. Një qasje e tillë imponuese ose kërcënuese që i dëgjojmë tek partnerët e koalicionit më duket e çuditshme, kushdo që është mandatar zyrtar duhet të bëjë kujdes sepse i faturohet pazotësia për me i kriju institucionet. Nuk mendoj se është drejtimi i duhur. Nuk është rregull me bo eksperiment", tha ai.

Haradinaj shtoi se nuk e kanë definuar rolin e tyre, nëse duanë të jenë indiferent.

"I kemi pikëpamjet tona, por duhet të bëjmë kalkulime për të mirën”, tha ai.

Haradinaj ka folur edhe për takimin e djeshëm të Xhelal Sveçlës dhe Marko Gjuriqit.

"Risi është vetëm situata me VV-në, sepse këta kanë deklaruar kundër tyre. Ata duhet të deklarohen për këtë", ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për mohimin e masakrës së Reçakut, nga Vuçiq.

"Është tepër jo normal, mendoj që qytetarët e Kosovës, serbë duhet të bëjnë kujdes që të mos nivelohen në këtë. Kisha apeluar tek ta që të mos involvohen në këtë diskutim, sepse duhet të ndërmerren raste ligjore. Është e kundërligjshme deklarime të tilla”, tha ai.

Ai para mediave, sot ka folur edhe personat të cilat kanë ardhur në Kosovë, si të prekur nga tërmeti në Shqipëri, duke thënë se Kosova i ka hapur dyert dhe zemrat për banorët e Shqipërisë.

Haradinaj mes tjerash tha se tani në parkun invovativ në Prizren nga rreth 600, kanë mbetur 270 persona të cilët janë prekur nga tërmeti në Shqipëri.

"Ka qytetarë që dëshirojnë të kthehen por që hasin në vështirësi të transportit. Unë kam vendosur t’iu shkruaj letër të komunave, që t’u sigurohet transport për këta persona, -nëse hasin problem, ne ju japim përkrahke si nivel qendror" ka shtuar Haradinaj.

Haradinaj: Do të vazhdojmë përkrahjen për të prekurit nga tërmeti

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se nga Policia janë identifikuar mbi 1300 persona të zhvendosur nga Shqipëria, ku sipas tij, shumica prej tyre është vendosur nëpër familje, ndërkaq pjesa më e madhe në Prizren.

Haradinaj tutje ka premtuar ndihmë edhe pas kthimit në Shqipëri për personat e prekur nga tërmeti.

“Ashtu siç kishte vendosur etapa e vendosjes së tyre në vende të ndryshme në Kosovë, ashtu edhe po përfundon kjo etapë”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, të zhvendosurit nga Shqipëria, do të kthehen dinjitetshëm, duke iu siguruar edhe transport.

“Takimi i sotëm është ftu për temen e zhvendosurve të ardhur nga Shqipëria, e para është me rëndësi me shpjegu për veprimet që I ka marrë qeveria, të identifikum nga Policia e Kosovës janë mbi 1300 persona, shumica e tyre janë shpërnda në familje e qytete të ndryshme por pjesa më e madhë është zhvendosë në Prizren.

As periudhës së parë të ardhur të zhvendosurve, tani kemi hyrë në një etapë të re, tani më kjo etapë ka të bëjë me kthimin e të zhvendosurve, ky kthim është vullnetarë, por kemi përgjegjësi që të sigurojmë një kthim të dinjitetshëm, të sigurojmë transport”, tha Haradinaj.

Haradinaj tregoi se a do ta mbështet koalicioni LDK-VV, ku tha se është mirë të fillojë punën qeveria e re.

“Nëse Kosova ka vështirësi të caktuar ne duhet me shqyrtua rolin tonë. Po ashtu nuk e kemi qëndrimin që me i hy në hatër Albin Kurtit por duhet të jemi të zot të bëjmë një kalkulim se çka është në rregull me bë për Kosovën. Unë mendoj që më mirë për Kosovën është me u nisë qeveria e re dhe ti shohim ata që kanë kritiku”, tha ai, raporton E.O.

Ndërkaq, për Ligjin për Paga, që javën e shkuar u dërgua në Kushtetutë nga Avokati i Popullit, Haradinaj tha se po bëhen qëllimisht skenarë të tillë

“E kam një far dyshimi që këto po bëhen me qëllim këto skenarë por e kam një dilemë se është e qëllimshme sepse shume kanë prit njerëzit deri në këtë ditë, por qe të vonohet zbatimi  i ligjit është tepër e papranueshme për mua”, tha ai.