Ligji për zyrtarët publikë, Haradinaj: Vonesat po ndodhin qëllimisht
Sharr Travel

Ligji për zyrtarët publikë, Haradinaj: Vonesat po ndodhin qëllimisht

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka folur edhe për Ligjin e Zyrtarëve Publik.

Ai me këtë rast ka hedhur dyshimin se ‘skenarët’ e vonesave të ligjeve po ndodhin qëllimisht.

“E kam një dyshim që këto po bëhen me qëllim këta skenarë të vonesave të ligjeve, pra nuk duhet të thotë kështu një kryetar qeverie, ne i besojmë ligjeve, institucioneve edhe Avokatit të Popullit. Por, e kam një dilemë ose një drojë që është pak e qëllimshme kjo zvarritje. Ju e dini sa kanë pritur njerëzit deri te kjo ditë, të gjithë të punësuarit në sektorin publik. Nuk e kuptoj pse nuk bën ky ligj të fillojë, e aty nëse është dëmtuar një palë e caktuar atëherë mund të amendamentohet ligji. Por që të vonohet zbatimi i ligjit është e papranueshme prej anës time... Është tepër e pa kuptueshme, e pa nevojshme, nuk ka logjikë”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, në nëntorin e kaluar Kushtetuesja me kërkesë të Avokatit të Popullit ka pezulluar për tre muaj Ligjin për zyrtarët publikë.

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së neneve 2 (paragrafi 3), 5 (paragrafi 1, nën paragrafi 1. 2, dhe paragrafi 2), 10 (paragrafët 1 dhe 2), 11, 14 (paragrafi 5), 15 (paragrafët 4 dhe 6), 17 (paragrafi 7), 31 (paragrafi 3), 32 (paragrafi 5), 33 (paragrafi 5), 34 (paragrafi 16), 35 (paragrafi 6), 37 (paragrafi 5), 38 (paragrafi 7), 39 (paragrafi 11), 40 (paragrafi 12), 41 (paragrafi 6), 42 (paragrafët 10 dhe 11), 43 (paragrafi 13), 44 (paragrafi 4), 48 (paragrafi 9), 49 (paragrafi 6), 52 (paragrafi 7), 54 (paragrafi 6), 67 (paragrafi 11), 68 (paragrafi 8), 70 (paragrafi 8), 71 (paragrafi 8), 75, 80 (paragrafi 4), 83 (paragrafi 18) dhe nenit 85 të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik, të shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, më 11 mars 2019, dhe që hyri në fuqi gjashtë (6) muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare. 

Parashtruesi i kërkesës pretendonte se nenet e kontestuara nuk janë në pajtueshmëri me paragrafin 2 të nenit 132 [Roli dhe kompetencat e Avokatit të Popullit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. 


MË SHUME NGA Aktuale