​Publikohen 20 këngët e FEST ‘58
Sharr Travel

​Publikohen 20 këngët e FEST ‘58

Pritja për të mësuar këngët pjesëmarrëse në eventin muzikor të vitit ka përfunduar.

RTSH publikoi 20 këngët pjesëmarrëse në Festivalin e 58 të Këngës, të përzgjedhura nga juria e drejtuar nga dirigjenti Zhani Ciko.

Këngët e këtij edicioni mbajnë vulën e kompozitorëve me emër si; Adi Hila, Darko Dimitrov, Florent Boshnjaku, Gramoz Kozeli, Eugent Bushpepa apo Fifi, që do të vijnë nën interpretimin e Albërie Hadërgjonaj, Valon Shehu, Uendi Mancaku, Aldo Bardhi, Arilena Ara, Tiri Gjoci, Kanita, Kastro Zizo, Eli Fara, Stresi, Genc dhe Nadia Tukiçi, Elvana Gjata, Sara Bajraktari, Robert Berisha, Bojken Lako, Devis Xherahu, Era Rusi, Gena, Renis Gjoka dhe Olta Boka.

Të 20 artistët do të ngjitën në skenë në datat 19 dhe 20 dhjetor e në natën finale të 22 dhjetorit, prej nga ku do të dalë përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion 2020, i cili zhvillohet në Rotterdam, Holandë, në maj 2020.

Aktiviteti më i rëndësishëm i RTSH-së i cili përmbyll edhe kalendarin artistik vjetor, këtë herë ka si regjisore Vera Grabockën, e drejtuese spektakli, Alketa Vejsiun.