Abbott: Të bisedosh me ushtarët e FSK për punën e tyre është mbresëlënëse

Abbott: Të bisedosh me ushtarët e FSK për punën e tyre është mbresëlënëse

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, përmes një shkrimi të bërë në faqen e tij zyrtare Facebook ka njoftuar se so në Istog ka takuar Regjimentin e 2-të të Komandës së Forcave të Sigurisë.

“T’i takosh dhe të bisedosh me ushtarët e FSK-së për punën e tyre është mbresëlënëse. Ata më informuan për operacionet dhe aktivitetet e tyre të trajnimit dhe bënë një demonstrim të njohurive të zgjëruara që i kanë fituar nga trajnimet në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar Abott.

Ai tutje është shrehur të jetë i kënaqur që ta vazhdoj traditën e marrëdhënieve të ngushta midis Mbretërisë së Bashkuar dhe FSK-së.

“U nderova me mundësinë që të mbaj ligjëratë për lidershipin para oficerëve dhe nënoficerëve të Regjimentit të 2-të”, përfundon ambasadori.

 

 

 


MË SHUME NGA Aktuale