Arifi: Mos liberalizimi i vizave është racizëm i pastër ndaj Kosovës
BKT
Lajme

Arifi: Mos liberalizimi i vizave është racizëm i pastër ndaj Kosovës

RTKlive

Ka shumë vitet që shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë lirinë e lëvizjes. Edhe pse Kosova ka arrë rekomandim pozitiv, nga disa institucione të BE-së, ende nuk është marrë vendim përfundimtar që do të i mundësonte kosovarëve lirinë e lëvizjes në Zonën Shengen.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Dritëro Arifi, vlerësoi se mos liberalizimi i vizave për Kosovës është një racizëm i pastër ndaj Kosovës.

Sipas tij kushtet siç janë lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë permanente. Ai tha se BE-ja është dashur t'i heq vizat ndaj Kosovës në kohën e duhur.

“Asnjë shtet i BE-së nuk është treguar i sinqertë ndaj Kosovës”, tha ai sot në “Studio e Hapur”, në RTK.


MË SHUME NGA Lajme