Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për lëvizjen e lirë
BKT
Lajme

Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për lëvizjen e lirë

RTKlive

Shefi i Konsullatës së Përgjithshme, z. Imer Lladrovci, me ftesë të Zëvendës Presidentit të Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland, mori pjesë në darkën e organizuar në Strassburg.

Në këtë darkë pune, prezent ishin Shefat e Konsullatave të Përgjithshme në Stuttgart nga Kosova, Kroacia, Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa ajo nga Serbia nuk mori pjese. 

Zëvendës Presidenti z. Wieland, hapi takimi me urimet më të mira për këtë fundvit si dhe vlerësoi punën e shefave të Konsullatave të Përgjithshme që tani kanë krijuar marrëdhënie të mira diplomatike dhe ekonomike e kulturore me Landin Baden Würtenberg dhe me BE-në. 

Z. Wieland, potencoi se duhet të shfrytëzohen të gjitha resurset që të ngritet edhe më shumë ky bashkëpunim bilateral duke parë se vendet që ju prezantoni kanë resurse të mëdha njerëzore. 

Shefi i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Shtutgart pasi që falënderoi z. Wieland për organizimin e darkës dhe vlerësimit për bashkëpunim.

Ai shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka përmbushur të gjitha kriteret për lëvizjen e lirë që akoma nuk ka marrë përgjigje nga BE-ja. 
Konsulli Lladrovci, gjithashtu falënderoi zv. Presidentin për gjithë angazhimin e tij pozitiv për ndihmën që i ka dhënë Kosovës dhe popullit të Republikës së Kosovës në përgjithësi për të vazhduar rrugën e vlerave integruese. 

Konsulli Lladrovci theksoi se Kosova më 6 tetor 2019 dëshmoi standarde të larta të procesit demokratik, duke zhvilluar zgjedhje të lira prej të cilave pritet të dalin institucionet e reja për të vazhduar agjendën integruese dhe proceseve demokratike në rrugën euro-atlantike.


MË SHUME NGA Lajme